Abdixhiku tregon se LDK-ja voton kundër Konjufcës: Populistë të rrezikshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj së pushtetit të VV-së, duke i quajtur drejtuesit e qeverisë “popullistë të rrezikshëm, të investuar në lojëra, intriga e kalkulime politike”.

Abdixhiku shkroi se vendi është mbajtur tetë muaj pa institucione funksionale, ndërsa mandatarin e ri e quan “kukull” që nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale për qeverisje.

banner

Ai kritikon faktin se vetëm në ditën dhe orën e fundit pushteti ka ftuar dy seanca të jashtëzakonshme, të cilat, sipas tij, janë pasojë direkte e vonesave të tyre.

Kreu i LDK-së njofton se partia nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, duke e quajtur atë “shfaqje teatrale të një pushteti në ikje”.

“Mblidhuni vet, i bëni muhabet vetes”, shkruan ai, duke theksuar se LDK nuk pranon logjikën e imponimit dhe mungesën e konsultimeve.

Megjithatë, Abdixhiku paralajmëron se LDK do të jetë e pranishme në seancën e orës 14:00, ku do të votojë kundër qeverisë së pakicës “me bindje e krenari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.