Adelina Ismaili ia dedikon Medaljen e Meritave nënës së saj

Këngëtarja shpreh mirënjohje të thellë për Presidenten dhe emocionet ndaj nënës që e formësoi si artiste.

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka reaguar pas marrjes së Medaljes së Meritave për art dhe kulturë, duke e dedikuar këtë çmim nënës së saj. Ajo tha se medaljen ia kushton “asaj që më lindi, rriti dhe formësoi si artiste”.

banner

“Këté Medalje të Meritave për art dhe kulturë, ia kushtoj nënës sime – asaj që më lindi, rriti dhe formësoi si artiste. Më mungove shumë mam. Uroj të jesh krenare mes engjëjve”, ka shkruar Ismaili.

Ajo gjithashtu falënderoi Presidenten e vendit për nderimin, duke e cilësuar si nder jetësor.

“Nga thellësia e shpirtit falenderoj Presidenten time, Presidentën e zemrave tona për këtë nder jetësor”, u shpreh këngëtarja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.