Adriana Matoshi e ashpër: Flaka me iu dalë se s’e vjedhni Mitrovicën, qysh s’ka mujtë as Vuçiqi e Radojçiqi

Deputetja e VV-së akuzon PDK-në dhe prokurorinë për tentativë manipulimi të votave pas ndërprerjes së numërimit në Mitrovicë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka reaguar pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë, ku Prokuroria urdhëroi ndalimin e procesit për shkak të dyshimeve mbi fletëvotime të dyshuara, të cilat KQZ-ja i konsideron gabime teknike.

banner

Matoshi paralelizoi veprimet e PDK-së me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelin Goran Radojçiq, duke akuzuar se po tentojnë të “vjedhin” Mitrovicën. “U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla dy herë, por dështuan keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizuar prokurorinë… nuk e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë. Veç sabër… ka me pastru edhe Jugun, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli!”, tha Matoshi, duke uruar edhe Faton Pecin për rezultatin e tij.

Reagimi i saj vjen në një kontekst të tensionuar politik pas ndërprerjes së procesit të numërimit dhe njoftimeve për fletëvotime me gabime serike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.