Matoshi i përgjigjet Lushtakut: Ju kanë ndal terminalet, tenderat, e ka mujtë Lladrovci në Drenicë

Ish-deputetja kritikon kryetarin e Skenderajt për sulmet ndaj grave dhe thekson shkeljet në pronësi dhe tendera si çështje reale.

Ish-deputetja Adriana Matoshi ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e kritikuar ashpër për gjuhën e përdorur ndaj grave.

banner

Matoshi tha se Lushtaku nuk ka më ndikim mbi të, por i kujton çështjet reale që sipas saj janë problematike në vend.

“O nuk e ka më mu, Samia. Ju kanë ndal terminalet. Ju kanë ndal tenderat. E ka mujt Ramizi në Drenicë. E ka mujt Albini në Mitrovicë. E kanë mujt burrat, tash u kap me gra,” shkroi Matoshi, duke bërë thirrje që vëmendja të përqendrohet tek çështjet reale të keqmenaxhimit.

Ajo gjithashtu i sugjeroi Lushtakut të deklarojë për pasuritë e tij: “Ma mirë o mirë me shku në Prokurori me kallxu për qato 7 ari toke që si kishe deklaru kurrë prej 2001, e tash i paske marrë 630 mijë euro banesa?”

Matoshi përfundon duke theksuar se problemet reale të Kosovës janë “dallaveret” e pushtetarëve dhe jo sulmet ndaj grave, duke i bërë thirrje Lushtakut të përgjigjet për çështjet ligjore dhe financiare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.