
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të një përgjigje të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me çështjen e pagave të RTK-së.
AGK-ja ka shprehur zhgënjimin me Kurtin.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret publikimin e përgjigjes së kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht shpreh zhgënjimin për mungesën e vullnetit politik të Kurtit për të gjetur zgjidhje financiare për RTK-në.
Ne mbështesim grevën e RTK-së dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me kolegët tanë në Transmetuesin Publik” – ka shkruar AGK-ja në reagimin e tyre.



