
Një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”
Më saktë, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, aksidenti i trafikut ka ndodhur në autostradë në drejtimin Prizren-Vërmicë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta Politika.
Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore” – kanë thënë nga Policia e Kosovës.



