Albin Kurti mbledh strukturat e LV, nis përgatitjet për zgjedhje

Albin Kurti, ka mbajtur një takim me drejtuesit e qendrave të LVV-së në Kosovë dhe mërgatë, duke sinjalizuar mobilizim të strukturave në një kohë të zhvillimeve të rëndësishme politike në vend.

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur drejtuesit e qendrave të partisë nga Kosova dhe mërgata, në një takim të mbajtur në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe organizimin e brendshëm të subjektit.

banner

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, në takim kanë marrë pjesë edhe Sekretari Organizativ Alim Rama, Kryetarja e Kuvendit dhe e Grave të Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, si dhe deputeti Salih Zyba.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë edhe në çështjet organizative që lidhen me funksionimin e përditshëm të strukturave të partisë.

VV ka bërë të ditur se viti 2026 është vit zgjedhor i brendshëm për partinë, ndërsa aktualisht janë në fazën përgatitore të procesit, i cili do të përfshijë organizimin në nivel lagjesh, fshatrash dhe qendrash, me synim forcimin dhe konsolidimin e strukturave.

Ky mobilizim i strukturave shihet si përgatitje për zhvillimet e ardhshme politike, ndonëse Kurti publikisht nuk ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja në nivel vendi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.