Albin Kurti: Po më thonë se e bëra Zajednicën – pesë vjet janë 60 muaj, s’ka Zajednicë

Kryeministri mohon se lëshimet për Ligjin për të Huajt janë hap drejt Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti ka mohuar se lëshimet e fundit për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe automjetet përbëjnë hap drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

banner

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Kurti ka theksuar se gjatë pesë viteve të tij në pushtet është përfolur vazhdimisht për krijimin e “Zajednicës”, por sipas tij ajo nuk ekziston.

“Pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë”, është shprehur ai, duke shtuar se akuzat e tilla janë të pabaza.

Kurti ka theksuar se qeveria e tij është e përkushtuar ndaj funksionimit demokratik të shtetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Ai gjithashtu ka përmendur mbështetjen e qytetarëve për politikat e qeverisë, duke vlerësuar se rezultatet e punës së saj janë të dukshme dhe të vlerësuara nga publiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.