
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka njoftuar për një takim të kabinetit qeveritar, i cili do të vazhdojë dy ditë rreshtë.
Kurti ka shkruar se qytetarët i dhanë një besim të paparë VV-së në dhjetor të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët na dhanë një besim të paparë në Kosovën e pasluftës. Ne kërkuam besimin qytetar për ta kthyer atë në siguri e begati. Nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen.
Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.



