Albin Kurti: Urime Dardanë e shqiptarë, Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

Kryeministri vlerëson triumfin 3:4 si një moment historik dhe një hap të madh drejt Kampionatit Botëror.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së rëndësishme të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultatin 3:4, duke e cilësuar këtë sukses si një moment të veçantë për futbollin dhe vendin.

banner

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!”, ka shkruar Kurti në reagimin e tij publik.

Ai theksoi se ekipi kombëtar, së bashku me tifozët, ka hapur një kapitull të ri në historinë e futbollit kosovar. Sipas tij, loja e shkëlqyer dhe realizimet precize të futbollistëve do të mbeten gjatë në kujtesën e sportdashësve.

“Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë”, u shpreh Kurti, duke shtuar se kjo fitore e afron Kosovën më shumë se kurrë me një kualifikim historik në Kampionatin Botëror.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.