
Ish-ambasadorja thotë se të dy kanë luftë të njëjtë për pushtet, por thekson se Osmani ka aftësi më të mëdha komunikimi në arenën ndërkombëtare.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka komentuar përplasjet politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Duke folur për raportin mes tyre, Lama tha se një nga dallimet kryesore është qasja ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ky është dallim i madh”, u shpreh ajo, duke theksuar se Osmani nuk është antiamerikane.
Megjithatë, Lama shtoi se kur bëhet fjalë për luftën për pushtet dhe manovrat politike, sipas saj, të dy politikanët kanë qasje të ngjashme.
Sipas ish-ambasadores, Osmani ka aftësi më të mëdha për të komunikuar me shtetet e tjera dhe ka përfaqësuar mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ajo shtoi se gjatë bashkëpunimit të tyre politik, Osmani në fund ka vendosur shpesh në përputhje me interesat politike të Kurtit.



