Ambasador i BE-së: Zgjedhjet e 28 dhejtorit besoj se do të mundësojnë formimin e një qeverie stabile

Ambasador i BE-së, Aivo Orav, ka shkruar një artikull në numrin festiv të KOHË-s, ku ka komentuar zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Orav ka shkruar se beson që zgjedhjet e 28 dhjetorit do të mundësojnë formimin e një qeverie stabile.

banner

“Besoj se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të mundësojnë konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile. Kosova nuk e ka luksin një viti tjetër të stagnimit”, ka thënë Orav.

“Kufijtë e Kushtetutës së Kosovës u testuan mjaftueshëm gjatë vitit 2025 dhe nuk kanë nevojë të testohen më tej. Respektimi i sundimit të ligjit, pavarësia e institucioneve të drejtësisë—përfshirë Këshillin Prokurorial të Kosovës—dhe vazhdimi i reformave në drejtësi mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Po aq e rëndësishme është ruajtja e karakterit multietnik të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, e bazuar në Planin e Ahtisaarit, e njeh Kosovën si shoqëri multietnike dhe ofron mbrojtje të fortë për të drejtat e komuniteteve joshumicë, qeverisje të decentralizuar dhe mekanizma për pjesëmarrje politike. Përqafimi dhe zbatimi i plotë i kësaj kornize kushtetuese është në interes të të gjithëve që jetojnë në Kosovë” – ka vazhduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.