
Rainer Rudolph çmon kontributin e presidentit historik në shtetformimin e Kosovës.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku ka vendosur një kurorë lulesh në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për figurën e tij shtetformuese.
Përmes një njoftimi, ambasada gjermane ka bërë të ditur se Rudolph e ka cilësuar Rugovën si avokues të rezistencës paqësore dhe të zgjidhjeve jo të dhunshme të konflikteve, duke vlerësuar trashëgiminë e tij politike dhe historike.
“Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, avokues për rezistencë paqësore dhe zgjidhje jo të dhunshme të konflikteve”, ka shkruar ambasadori gjerman pas homazheve.



