
Lajmin e konfirmon kryetari Faton Peci, ndërsa ky është analisti i dytë që i bashkohet subjektit brenda dy ditësh.
Partisë GUXO i është bashkuar edhe analisti i njohur, Blerim Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti, Faton Peci, duke theksuar se angazhimi i Gashit përforcon kapacitetet profesionale të ekipit me të cilin GUXO garon së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ky është analisti i dytë që i bashkohet GUXO-s brenda një periudhe të shkurtër. Vetëm një ditë më parë, këtij subjekti politik iu bashkua edhe analisti tjetër i njohur, Viktor Buzhala. Sipas përfaqësuesve të GUXO-s, ky trend i angazhimit të figurave publike dëshmon besimin e rritur ndaj programit dhe vizionit të partisë.



