
Fidan Rama, analist i përhershëm në “Politiko”, ka interpretuar përplasjet në PDK.
Sipas Ramës, beteja kryesore e PDK-së është menaxhimi politik i Ramiz Lladrovcit, kryetar i Drenasit, i cili ka një kohë që ka paralajmëruar mundësinë e nisjes së një liste për të garuar në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor.
Madje, Rama ka vlerësuar se Lladrovci mund t’ia marrë 15-20 mijë vota PDK-së me listën e tij, transmeton Gazeta Politika.
“Beteja kryesore e PDK-së është mbajtja e zotit Lladrovcit ose menaxhimit, në kuptimin politik po flas menaxhimi…cka unë besoj që zoti Lladrovci synon është që me listën e tij t’i nxjerr 5-6 deputetë, shtatë deputetë, që munden me determinu garën te presidenti…Largimi i zotit Lladrovci potencialisht me një listë prej PDK-së, mund t’ia marrë po ato vota, 15-20 mijë vota” – tha Rama në Kanal 10.



