Analisti Viktor Buzhala aderon në GUXO, pritet nga Gërvalla e Peci: Do të jetë kandidat për deputet

Viktor Buzhala, analist, ka aderuar në GUXO.Lajmin e ka bërë të ditur Donika Gërvalla, kryetare e GUXO-s, ndërsa në foto shihet edhe Faton Peci, kryetari tjetër i GUXO-s.Gërvalla ka treguar se Buzhala do të jetë kandidat për deputet.

“Sot, Partisë Guxo iu bashkua Viktor Buzhala, një nga zërat më të artikuluar të mendimit kritik dhe i analizës ekonomike e politike në Kosovë.

banner

Viktor Buzhala është ekonomist i diplomuar, gazetar dhe analist politik me përvojë shumëvjeçare, i afirmuar për qëndrimet e tij parimore, argumentimin racional dhe guximin për të thënë të vërtetën pa ekuivoke, duke ruajtur integritet dhe pavarësi mendimi në çdo paraqitje publike. Përmes paraqitjeve publike, debateve, shkrimeve dhe platformave digjitale, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në formësimin e diskutimeve kombëtare mbi ekonominë, politikat publike dhe zhvillimin e vendit.

Me Viktor Buzhalën në listën e koalicionit tonë me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në për Zgjedhjet e 28 Dhjetorit, së bashku me profesionistë të tjerë të guximshëm dhe luftëtarë të pakompromis për të vërtetën, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do të jetë edhe më i fuqishëm, më dinamik dhe më i vendosur.

Me guxim, dije, vendosmëri dhe integritet, do ta vazhdojmë angazhimin tonë për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar, demokratike dhe prosperuese” – ka shkruar Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.