Andin Hoti hyn në garën për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur do të garojë me numrin 11 në listën zgjedhore të VV-së.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka hyrë zyrtarisht garës për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Hoti, i biri i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

Sipas njoftimeve, ai do të garojë me numrin 11 në listën e VV-së, duke shënuar kështu herën e parë që ai merr pjesë në zgjedhje nën këtë subjekt politik.

Andin Hoti më herët ishte prezantuar nga kryeministri Albin Kurti si kandidat për Ministër të Familjes dhe Mirëqenies Sociale gjatë tentim-mandatimit të qeverisë së tij. Hoti aktualisht drejton Komisionin për Personat e Zhdukur, ku ka pasur një rol të rëndësishëm në adresimin e çështjeve humanitare lidhur me personat e zhdukur gjatë luftës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.