
Ish-kryeministri i Kosovës i shpreh bashkëshortes urimin e ditëlindjes me një dedikim plot dashuri në rrjete sociale.
Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, sot feston ditëlindjen.
Me këtë rast, Ramush Haradinaj e ka uruar Anitën me një mesazh të shkurtër, por plot dashuri, të publikuar në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen Anita ❤️”, ka shkruar Haradinaj, duke shoqëruar urimin me një foto të tyre.
Çifti Haradinaj janë ndër çiftet më të njohura publike në vend dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente familjare e mesazhe të përzemërta për njëri-tjetrin.



