Anita shuan aludimet për shëndetin e Haradinajt: Ramushi gëzon shëndet të plotë, humbja në peshë për sfidë sportive

Ajo thekson se ish-kryeministri është në gjendje të mirë fizike dhe po përgatitet për një sfidë sportive në një maje të lartë.

Anita Haradinaj ka reaguar pas aludimeve të fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj, Ramush Haradinaj, duke siguruar opinionin publik se ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor.

banner

Në një intervistë për Weekend, ajo ka bërë të ditur se humbja e tij në peshë nuk lidhet me shqetësime shëndetësore, por me një përgatitje të qëllimshme për një sfidë sportive. Sipas saj, Ramush Haradinaj planifikon të ngjitet në një maje të lartë malore dhe për këtë arsye ka ndjekur një regjim ushqimor të zakonshëm për përgatitje fizike.

Anita Haradinaj foli edhe për ndikimin e angazhimeve politike të bashkëshortit në jetën familjare, duke pranuar se koha e tij shpesh është e kufizuar për familjen. Megjithatë, ajo vlerësoi lart rolin dhe kontributin e tij në politikë, duke theksuar se ai do të mbetet një figurë që historia do ta kujtojë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.