Antropologia amerikane për Rugovën: Njeri i përulur dhe i qetë, udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi

Shkrimtarja dhe antropologia vlerëson ish-presidentin e Kosovës për vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.

Antropologia amerikane, Janet Reineck, ka shkruar për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë “njeri të përulur dhe të qetë”. Ajo potencoi se Rugova udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi dhe ishte një njeri me vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.

banner

“Në nderim të IBRAHIM RUGOVËS – 2 dhjetor 1944 deri më 21 janar 2006. Për amerikanët që nuk e njohin atë, si President i Kosovës nga viti 1992 deri në vitin 2006, ky njeri i përulur dhe i qetë udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi, duke mbrojtur rezistencën paqësore ndaj dominimit serb dhe duke siguruar mbështetjen e Amerikës. Pata nderin ta njihja Ibrahimin gjatë viteve 1980, kur ai ishte studiues dhe kritik letrar. Ai ishte vërtet një njeri me vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.