
Arian Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka folur rreth procesit për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Tahiri, Kosova mund të shkojë në zgjedhje.
“Sa e shoh klimën dhe qasjen e zotit Kurti, mendoj që vendi ka me shku në zgjedhje”, u shpreh Tahiri.
Sidoqoftë, në Debat Plus, Tahiri tha se PDK ka treguar qasje bashkëpunuese në këtë proces, pavarësisht gjuhës së ashpër që është përdorur ndaj opozitës.
“Nuk ka qenë e lehtë duke pasur parasysh gjuhën e vazhdueshme ofenduese ndaj partive opozitare, por e kemi tejkaluar këtë. Bedri Hamza ka treguar shembull bashkëpunimi dhe kemi ofruar një proces që dërgon te emrat, jo te shfaqjet”, ka thënë Tahiri.



