
Paneli Zgjedhor konfirmon vlefshmërinë e votave dhe fitoren e Faton Pecit në Mitrovicë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke theksuar se pretendimet e PDK-së për “skandal”, “manipulim” dhe “vjedhje votash” janë të pabaza.
Sipas Mujës, PZAP konfirmoi se nuk ka prova për shkelje ose ndikim në rezultatet zgjedhore. Në Mitrovicën e Jugut, nga 33,375 vota të hedhura, vetëm 75 fletëvotime shfaqën “shpërputhje” teknike të numrave serik, që përbën 0.22% të votave. Nga këto, 43 ishin të papërdorura dhe 40 të përdorura, duke rezultuar në 22 vota për Arian Tahirin (PDK) dhe 18 për Faton Pecin (LVV).
PZAP dhe KQZ konfirmuan se fletëvotimet janë origjinale, të sigurta dhe të vlefshme, dhe nuk ka pasur manipulim apo ndërhyrje në procesin zgjedhor.
Muja theksoi se PDK po përpiqej të krijonte një krizë artificiale dhe të ndikonte në opinion, ndërsa qytetarët e Mitrovicës votuan dhe rezultati u verifikua nga institucionet. Në fund, fitorja i takoi Faton Pecit.



