Arrestimi i Maduros, Haradinaj: Shembull i lidershipit të SHBA-së, Kosova të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave demokratike

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, ka reaguar pas arrestimit të Nicolas Maduros së Venezuelës nga ana e ShBA.

Haradinaj ka vlerësuar se ky është shembull i lidershipit të ShBA-së.

banner

“Kapja e Nicolas Maduros përbën një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një dëshmi të qartë, të pakundërshtueshme, se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit.

Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, riafirmojnë vendosmërinë e tyre për të mos toleruar asnjë regjim që mbijeton përmes sponsorizimit, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për përgjegjësi globale.

Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave dhe parimeve demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten garant i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar” – ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.