Behrami e shpall elektoratin e PDK-së fitues të zgjedhjeve: Nuk u josh nga tezgat e shitblerjes së votave

Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një shpallje.

Sipas Behramit, elektorati i PDK-së është fitues i zgjedhjeve.

banner

Tutje, ai ka pasur një “shpjegim” për këtë konkludim.

“Elektorati i PDK-së nuk u josh nga tezgat e shitblerjes së votave. Nuk u lig përballë vendimeve të minutave të fundit të shpërndarjes së sadakasë. Nuk u mposht nga shantazhet dhe kërcënimet për përjashtim nga puna në sektorin publik. Nuk u demotivuan, nuk u ndikuan as nga misionarët për përhapjen e “albinizmit”. Nuk e ulën kokën përballë fyerjeve, sharjeve, demonizimit, bullizimit dhe urrejtjes” – ka shkruar Behrami, ndër të tjera.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.