Avion i vogël rrëzohet në liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shtetas të Kosovës

Piloti deklaron se shkak i incidentit ishte një problem me motorin; të lënduarit dërgohen në Spitalin e Gostivarit.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka publikuar detaje të reja lidhur me incidentin e sotëm, ku një avion i vogël sportiv u rrëzua në liqenin e Mavrovës. Sipas informacioneve zyrtare, në mjetin fluturues ndodheshin dy shtetas të Kosovës, XH.P. (41) dhe D.M. (64), të cilët kanë arritur të dalin në tokë pas rrëzimit dhe më pas janë dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit për trajtim.

banner

Ngjarja është raportuar në orën 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar, ku është njoftuar se avioni ka rënë në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Ekipet policore nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Gjatë bisedës me policinë, piloti D.M. ka deklaruar se shkaku i uljes së detyruar në liqen ishte një problem i papritur me motorin e avionit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.