Avokati Mishetiq: Clarku do të tregojë se Thaçi ka qenë figurë politike pa përgjegjësi ushtarake

Avokati i Thaçit thotë se ish-gjenerali amerikan do të sqarojë rolin politik të ish-presidentit dhe takimet e tyre gjatë luftës.

Mbrojtësi i ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati Luka Mishetiq, ka paralajmëruar se dëshmia e ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, pritet të tregojë se Thaçi ka qenë një figurë politike, pa përgjegjësi ushtarake gjatë kohës së luftës.

banner

Sipas Mishetiqit, Clarku do të flasë edhe për takimet që ka pasur me Thaçin, përfshirë ato gjatë procesit të Rambujesë.

Wesley Clark është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja në çështjen e Speciales kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.