
Harry Bajraktari, veprimtar shqiptaro-amerikan, ka publikuar letrën të cilën ia ka nisur Donald Trumpit, president i ShBA-së.
Bajraktari ka shkruar se në letër ia ka shprehur shqetësimin në lidhje me Gjykatën Speciale, ku po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë” – ka shkruar Bajraktari.



