Bajrami kritikon qeverinë pas miratimit të Buxhetit 2026: Shteti po mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit

Deputetja e LDK-së thotë se menaxhimi i fondeve publike ka qenë i dobët dhe shpenzimi i parasë gjatë pesë viteve të fundit i shoqëruar me korrupsion

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas miratimit të Buxhetit të vitit 2026 në Kuvendin e Kosovë, duke kritikuar qeverinë për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.

banner

Bajrami tha se qeveria ka shpenzuar parasë publike gjatë pesë viteve të fundit në mënyrë të paqartë, duke përfshirë mbi 3,500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë dhe projekte pa vlerë kapitale për brezat e ardhshëm, ndërkohë që disa rrugë rajonale mbeten të papërfunduara.

“Qeveria vazhdon logjikën e shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore, të cilat zakonisht rrisin importin dhe thellojnë deficitin tregtar. Pra, shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit çdo ditë të vitit dhe pastaj, kur t’u ju teket, shpërndan nga një 100 Euro për të mbuluar dështimet e mëdha në arsim, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër,” tha Bajrami.

Ajo theksoi gjithashtu se vota duhet të përdoret si mjet për realizimin e programeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe forcimin e shtetit, dhe jo si qëllim në vetvete, duke aluduar se kjo nuk po ndodh me Lëvizja Vetëvendosje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.