Bajrami telefonon në studio Pandurin për një deklaratë të shkëputur të saj: “Mos krijo narracion të VV-së”

Nënkryetarja e LDK-së kritikon mënyrën si Ermal Panduri e paraqiti qëndrimin e saj mbi Listën Serbe.

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka telefonuar në studio Debat Plus për të sqaruar një deklaratë të shkëputur nga konteksti që iu atribua nga Ermal Panduri. Bajrami e quajti këtë përdorim “të padrejtë, jo korrekt dhe narracion të VV-së”.

banner

“Fillimisht, më vjen shumë keq që intervistën time, që zgjati më shumë se një orë, e reduktuat në një fjali të vetme. Nuk kam nevojë ta sqaroj, sepse e kam sqaruar në Debat Plus. Por çështjen e Listës Serbe dhe të Serbisë e kam të qartë prej shumë kohësh. Veprimtarinë time kombëtare e njohin njerëzit. Nuk ka nevojë të krijohet narracion i VV-së në studio, sepse nuk është respekt…”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se vetëm fjalia e saj u përdor për ta diskredituar, ndërkohë që intervista e plotë nuk u analizua. “Kjo është e padrejtë, sepse për asnjë emër tjetër nuk u bë e njëjta gjë,” tha ajo.

Nga ana tjetër, Panduri tha: “Ju nuk jeni me Listën Serbe, është ajo çka dua të them.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.