Baraliu shfaq live “qurën” e gatuar vetë, pastaj tregon përqindjet e VV-së, PDK-së e LDK-së

Bleron Baraliu, shqiptar që jeton e vepron në Amerikë, është lidhur live në emisionin “Adresa” në Kanal 10 për të treguar matjet e bëra nga ai rreth përqindjeve të partive në Kosovë.

Para se të fillonte të fliste për politikë, Baraliu tregoi punët për përgatitjen rreth “Ditëve të Falenderimit”.

banner

Në një moment, Baraliu e tregoi “live” gjeldetin e gatuar vetë, që dukej se ishte një “trofe krenarie” për Baraliun.

Pasi përfundoi shpalosja e kuzhinës, Baraliu tregoi se si qëndrojnë partitë aktualisht në matjet e para.

Ai tha se VV-ja arrin në 38.8 për qind.

Gazeta Politika ka dy vërejtje para se të shikoni videon. Vërejtja e parë lidhet me aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët mund të ndihen keq për gjelin e detit që shfaqet në një sekuencë të shkurtër.

Ndërsa vërejtja e dytë ndërlidhet me të gjithë të tjerët që mund të jenë të urituar në këto momente. Kujdes me pamjet, sepse uria mund t’iu shtohet edhe më shumë.

Sidoqoftë, shikojeni pamjet e mëposhtme:

Përndryshe, Baraliu njihet për matjet e tij për zgjedhjet nacionale, për të cilën gjë ka arritur një famë të konsierueshme në mediat në Kosovë.

Për më shumë, kjo është analiza në të shkruar e Baraliu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.