Bardakci: Mësova diçka të re, një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër

Mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka thënë se fishekzjarret në hotel para ndeshjes me Kosovën dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk në stadiumin “Fadil Vokrri” i mësuan atij diçka të re.

Bardakci u shpreh se turqit nuk kanë miq përveç turqve të tjerë dhe kjo, sipas tij, tashmë u konfirmua.

banner

“Mësova diçka të re. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, deklaroi Bardakci, transmeton hurriyet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.