BBC-ja i kërkon falje Trumpit për dokumentarin e montuar

BBC ka kërkuar zyrtarisht falje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas publikimit të një montazhi të diskutueshëm në dokumentarin “Panorama”, i cili çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe shefes së BBC News, Deborah Turness.

Megjithatë, BBC-ja ka hedhur poshtë kërkesën e Trump për kompensim financiar.

banner

Ekipi ligjor i Trunpit kishte paralajmëruar padi prej 1 miliard dollarësh nëse BBC nuk tërhiqte materialin, nuk kërkonte falje dhe nuk e zgjidhte çështjen me të.

Sipas The Guardian, BBC ka rënë dakord të mos e transmetojë më dokumentarin, duke e hequr atë nga të gjitha platformat e saj.

Avokatët e BBC-së i janë përgjigjur ekipit ligjor të Presidentit Trump, pas marrjes së një letre të dielën,” tha një zëdhënës i BBC.

Kryetari i BBC-së, Samir Shah, i ka dërguar personalisht një letër Shtëpisë së Bardhë, duke i bërë të qartë Presidentit Trump se ai dhe korporata kërkojnë falje për mënyrën se si ishte redaktuar fjalimi i 6 janarit 2021 që u shfaq në program”, thuhet në deklaratë.

BBC theksoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të ritransmetojë dokumentarin në të ardhmen, duke shprehur “keqardhje të sinqertë” për montazhin e përdorur.

Megjithatë, korporata nënvizoi se nuk sheh asnjë bazë për pretendimet e Trump për shpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.