
Gazetari reagoi ndaj deklaratave të tyre në Big Brother, duke i konsideruar shembull të qasjes patriarkale dhe gjuhës seksiste.
Gazetari Shpend Lipa ka reaguar ashpër pas deklaratave të Leonorës dhe Oltës në Big Brother, të cilat u bënë pjesë e debatit publik pas skenës ku babai i Toneyt komentoi në mënyrë fyese ndaj banorës Bia.
Lipa i quajti qëndrimet e tyre “të tmerrshme” dhe theksoi se ato pasqyrojnë ende mentalitetin patriarkal dhe seksist që e trajton gruan si pronë dhe moralin si standard të dyfishtë. Sipas tij, këto qëndrime ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe krijojnë një terren ku normalizohen mendësi të vjetra e të dëmshme.
Ai bëri thirrje që reality show-t të mbajnë përgjegjësi për mesazhet që transmetojnë, duke shtuar se në vitin 2025 nuk duhet të tolerohen më narrativa që cenojnë dinjitetin e grave.



