BE-ja i thotë “jo” Trumpit për Grenlandën: Kufijtë e shteteve janë të paprekshëm

Komisioni Evropian rreshtohet krah Danimarkës dhe mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi mundësinë e aneksimit të Grenlandës.

banner

Përmes një komunikate, Komisioni Evropian u rreshtua krah Danimarkës, duke theksuar se kufijtë e shteteve anëtare janë të paprekshëm. Zëdhënësja e Komisionit, Anitta Hipper, deklaroi se BE-ja do të vazhdojë të mbrojë parimet universale të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial.

Sipas Brukselit, Grenlanda është pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës dhe çdo vendim për ndryshimin e statusit të saj i takon vetëm banorëve dhe qeverisë daneze. BE-ja nënvizoi se nuk do të ndalet së mbrojturi këto parime, veçanërisht kur vihet në diskutim integriteti i një vendi që është pjesë e unionit, duke e cilësuar këtë çështje të panegociueshme dhe në përputhje me Kartën e OKB-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.