BE-ja thotë se dialogu s’është kompromituar pas përfshirjes së Lajçakut në dosjen Epstein

Bashkimi Evropian është i mendimit se zbulimet e fundit rreth karakterit të Miroslav Lajçakut, përmendja e tij në dosjen famëkeqe Epstein dhe dashuria e tij për ministrin e Jashtëm të Rusisë nuk e kanë komprometuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin për pesë vjet e ka lehtësuar pikërisht Miroslav Lajçak.

Përveç shkëmbimit të mesazheve rreth femrave mes Lajçakut dhe Epstein, për të cilat Lajçak së pari ka thënë se “nuk ka pasur kurrë shkëmbime ku përmenden femrat”, e më pas është penduar duke e quajtur përfshirjen e tij si “naivitet i shtyrë nga egoizmi mashkullor“, ish-lehtësuesi i dialogut në disa mesazhe ofrohet edhe për të rregulluar takime me zyrtarë të lartë të Rusisë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Lavrov.

banner

“Unë e dua Lavrovin”, është shprehur Lajçak.

Në një përgjigje për KOHA-n, zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Anitta Hipper, në pyetjen nëse këto zbulime rreth Lajçakut nga “Epstein files” e kanë komprometuar procesin e dialogut.

“Kur është fjala për dialogun, ai mbetet i pandikuar si i tillë nga këto zhvillime. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe i udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë, dhe po ashtu dialogu është në vazhdimësi nën mbikëqyrje të vendeve anëtare“, ka thënë kjo zëdhënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.