
Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka folur për kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në një intervistë për Nacionalen, Hamza ka qenë kritik ndaj Kurtit.
Hamza ka pretenduar se Kurti nuk është i kaulifikuar për ekonomi.
“Realisht nuk është i kualifikuar në fushën e ekonomisë përpos qasja që e ka mësu me thanë ashtu. Unë jam i sigurt që nuk është i kualifikuar në ekonomi. Nuk ka shkollim në ekonomi, nuk ka punu në ekonomi, as në sektorin privat, as publik” – tha Hamza.



