
Memli Krasniqi zyrtarizon dorëheqjen dhe konfirmon se Hamza do ta udhëheqë përkohësisht Partinë Demokratike të Kosovës
Bedri Hamza nga sot është ushtrues detyre (UD) i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Periskopi.
Këtë e ka konfirmuar vetë Memli Krasniqi, gjatë konferences për media, ku njoftoi edhe dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë.
Me këtë vendim, Hamza do ta udhëheqë PDK-në deri në mbajtjen e konventës së re zgjedhore, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.



