Bedri Hamza pas shpalljes së zgjedhjeve: Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën

Kreu i PDK-së thekson se partia hyn në garën e 28 dhjetorit me ekip, program dhe vizion të qartë për Kosovën.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, iu është drejtuar sot qytetarëve me një video-mesazh pas caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor. Në fjalimin e tij, Hamza theksoi se PDK-ja është e përgatitur dhe e vendosur për sfidën e ardhshme elektorale.

banner

Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion. Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën!”, u shpreh ai në mesazh.

Ky prononcim vjen pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani, duke shënuar fillimin zyrtar të fushatës për legjislaturën e re të vendit. Hamza theksoi më tej se PDK-ja do të angazhohet për të ofruar zgjidhje konkrete dhe programe që i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.