
Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës, ka përkujtuar Ibrahim Rugovën, ish-president historik i Kosovës, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Pacolli ka pasur fjalë të mëdha për figurën e ish-presidentit Rugova.
Pacolli ka vlerësuar se Rugova ishte njeri i urtë dhe paqësor.
“Dr. Rugova ishte simbol i mençurisë, i durimit dhe i rezistencës paqësore të popullit të Kosovës. Me fjalë të qeta dhe vizion të qartë, ai i dha Kosovës zë dhe dinjitet në kohë të vështira” – ka shkruar Pacolli.



