Behrami: Kurti e rrezikoi ekzistencën e shtetit, ka qeverisur me Kosovën sikur të ishte me qira

Anëtari i PDK-së kritikon qeverisjen e Kurtit dhe përdor një metaforë për menaxhimin e shtetit.

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai ka trajtuar Kosovën sikur të ishte me qira.

banner

“Albin Kurti ka qeverisur me Kosovën sikur të ishte me qira; kur je me qira, nuk kujdesesh për murin, dollapët, për asgjë, sepse je me qira aty”, ka deklaruar Behrami në emisionin T7.

Ai shtoi se veprimet e Kurtit kanë rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, duke e paraqitur qeverisjen e tij si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për vendin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.