
Artan Behrami, deputet i PDK-së, ka dhënë një intervistë në ATV, ku ka folur në lidhje me Konventën e PDK-së, që pritet të mbahet të hënën e ardhshme.
Behrami është pyetur nga moderatori Leart Hoxha nëse Bedri Hamza, i cili e shpalli kandidaturën për kryetar, do të ketë kundërkandidat.
Behrami tha se figura e Hamzës në këtë situatë ngërthen të kaluarën dhe vizionin e PDK-së.



