Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Bekë Berisha, deputet i zgjedhur i AAK-së, ka njoftuar për largimin nga i kryetarit të klubit të basketbollit Prishtina, klubit më të trofeshëm të Kosovës në këtë sport.

Berisha e ka konfirmuar vetë lajmin për dorëheqjen gjatë një konferencë për media.

banner

Berisha tregoi se do të emërohet një ushtrues detyre për KB Prishtinën.

“Nga aspekti legal duhet me marrë vendimin me emëru një ushtrues të detyrës të presidentit të klubit dhe me vazhdu puna”, tha ai para mediave.

“Do të jem deri në momentin sa të jap betimin si deputet. Nuk e di si do të jetë vendimi i Agjencionit Anti-Korrupsion. Kam qenë i gatshëm të punoj për ta avancuar klubin, por është shumë e rëndësishme të ketë unitet. Qëllimi im është ky”, u shpreh tutje Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.