
Bekë Berisha, deputet i AAK-së, ka sqaruar arsyen se pse po mban syze gjatë seancës së sotme parlamentare.
Në një sqarim me shkrim, Berisha ka treguar se ka kryer një ndërhyrje me lazer në sy.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me lazer në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare.
Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë.
I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe!



