Bekim Jashari tregon historinë e fotografive ushtarake të Adem, Hamëz e Shaban Jasharit

Bekim Jashari, djali i heroit kombëtar Hamëz Jasharit, ka reaguar ndaj një kronike të Klan Kosovës në lidhje me fotografitë e familjes së tij.

Jashari ka treguar se fotografitë janë bërë nga grupi i Adem e Hamëz Jasharit.

banner

Jashari ka shkruar se ato u transferuan mëpastaj në Gjermani.

“Për hirë të së vërtetës dhe historisë së lavdishme, vlerësimit dhe jo mohimit të meritave të askujt, dua të informoj opinionin publik se fotografitë e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, babës Shaban dhe babushit në uniforma ushtarake, të publikuara në kronikën e Klan Kosovës nga Foto Kabashi, janë bërë nga vetë ata, nga grupi i Adem Jasharit.

Ata i realizuan fotografitë të vetëdijshëm se ndoshta nuk do t’i shihnin kurrë, por ato do t’i shihte më vonë e gjitha bota” – ka shkruar Jashari, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.