Besa Gaxherri: Albin Kurti ka filluar ta zbatojë ‘Zajednicën plus’

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se në takimin me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mundur të zotohet se Ligjin për të huajt po e dërgoj fillimisht në Kuvend.

Gaxherri në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se Kurti erdhi në pushtet duke premtuar se nuk do të ketë “Zajednicë” mirëpo me veprimet e tij e veçanërisht me marrëveshjen e Ohrit, ai pranoi më shumë se “Zajednicë”.

banner

“Po dal publikisht po premtoj se do ta dërgoj këtë ligj në kuvend dhe do ta shohim nëse mund ta shtyejmë këtë proces kështu siç është dhe po flasim, mirëpo jo, Kurti ka filluar ta zbatojnë ‘Zajednicën plus’ sepse këtë plus ia ka vendosur me marrëveshjen e Ohrit në mënyrë të fshehtë. Ligji e ka pasur afatin tash të fillojë së zbatuari. Kurti është i vetëdijshëm se ka ardhur në pushtet duke premtuar se nuk do të ketë ‘Zajednicë’ mirëpo ai ka rrëshqitur nga zotimi sepse e dijmë të gjithë se ne kemi një marrëveshje shumë më të keqe se ajo e vitit 2013”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri ka akuzuar tutje Kurtin duke thënë se kryeministri nuk thotë “jo” për gjëra të dëmshme, ndërsa ka shtuar tutje se ai nuk ka bërë asgjë në veri të vendit.

“Kurti i ka egot e veta krejtësisht të pakuptimta, nuk është në gjendje t’u thotë jo gjërave që janë të dëmshme për Kosovën”.

Sa i përket marrëdhënies mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti, Gaxherri u shpreh se ka qenë e bindur se ata “nuk mund të ecin bashkë”.

“Osmani shumë shpesh ka qenë në shërbim të Kurtit sa herë iu ka nevojit asaj… Ajo me aftësitë e saja arriti të hapë të gjitha dyert, në SHBA, NATO, dhe kjo si duket Kurtit i pengoi. Kurtit nuk i intereson Kosova nëse dikush e lë në hije atë”, ka thënë ajo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.