
Deputeti i LDK-së reagon pas vendosjes së çmimit tavan për derivatet.
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me çmimet e naftës dhe politikat fiskale të qeverisë.
Përmes një reagimi publik, Mustafa ka komentuar vendosjen e çmimeve tavan për derivatet, duke kritikuar qasjen e qeverisë ndaj taksave dhe kostos së jetesës.
“Urime çmimet tavan. Mirë tha Albini ‘unë s’po ua uli tatimet, ata po më votojnë ma shumë’. Mos u nal Albin, bone 3 euro litrën, ata t’votojnë hala ma shumë!”, ka shkruar Mustafa.



