
Deputeti i LDK-së ironizon Kurtin: Sa më të larta çmimet, aq më shumë po të votojnë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosuljen e taksave në çmimin e naftës.
Sipas Mustafës, në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është rreth 1.55 euro, ndërsa autoritetet atje kanë marrë masa për ta ulur më tej koston për qytetarët.
Ai tha se dje është ulur akciza për 7 cent, ndërsa para dy javësh është ulur edhe TVSh-ja nga 18% në 10%.
“Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh-në, anipse çmimi është 1.85+. Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!”, ka shkruar Mustafa, duke ironizuar kryeministrin Albin Kurti.


