Blerta Deliu: Nuk po shoh asnjë përpjekje serioze nga Albin Kurti për të zgjedhur presidentin

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka folur në lidhje me temën e presidentit.

Deliu ka pasur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar për mungesë të angazhimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

banner

“Për ta zgjedhur Presidentin, nuk po shoh asnjë përpjekje serioze të kryeministrit Kurti që të bëj diçka në këtë drejtim dhe që vendit t’i jap institucione të reja, ndonëse deklaratat kanë qenë publike, është një amulli totale në kuptimin e qëndrimeve dhe veprimeve të Qeverisë Kurti dhe të Kurtit personalisht” – tha Deliu në “DPT Fidani”.

“Po duket që nuk ka shqetësim dhe nga kjo që po shihet dhe nga zhvillimet e fundit, po duket që vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja, për shkak të kokëfortësisë të z.Kurtit për t’u ulur dhe për të siguruar një marrëveshje politike”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.