Bllokohet një pjesë e magjistrales Prishtinë – Ferizaj, arsyeje sasia e madhe e ujit

Policia e Kosovës ka njoftuar për mbylljen e një segmenti të magjistrales Prishtinë – Ferizaj.

PK-ja ka njoftuar se aryseja është sasia e madhe e ujit.

banner

“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar”, thuhet në njoftim.

*Fotografia në lajm është ilustruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.