
Vokalisti i U2 përmend akademiken shqiptare në prezantimin e “Days of Ash” dhe citon vargun e saj për shpresën
Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka bërë të ditur se grupi ka huazuar një varg nga akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi për këngët e tyre të reja në “Days of Ash”.
Bono ka shprehur ngazëllimin për publikimin e këtyre këngëve, duke i përshkruar si “këngë sfide dhe trishtimi, këngë vajtimi”, dhe ka shtuar se një varg i rëndësishëm është marrë direkt nga Ypi: “‘Nëse ke një mundësi për të shpresuar, e ke për detyrë…’ është një varg që e kemi huazuar nga Lea Ypi”, ka thënë ai për NME.
Ai ka theksuar gjithashtu se këngët e festës do të vijnë më vonë dhe ka përfunduar me humor: “Një e qeshur do të na bënte mirë gjithashtu. Faleminderit”.



